Presidenti i Francës, Emanuel Makron pritet të ketë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladim Putin lidhur me situatën e tensionuar përgjatë kufirit që ndan Ukraninën nga Rusia, ku kjo e fundit ka dislokuar trupa të shumta ushtarake. Njoftohet se biseda ka për qëllim uljen e tensioneve tejet të rritura në mes këtyre dy shteteve si dhe për të shmangur një luftë në pjesën lindore të Evropës. Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian njofton se vetëm brenda një kohe tejet të shkurtër, janë shënuar 2 mijë shkelje të armëpushimit në lindje të Ukrainës. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për shtim të ndjeshëm të pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukraninën.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …