leoni

Presidenti aktual i Turqisë, Regjep Erdogan po prin me një epërsi prej 10 për qind të votave të numërura deri më tani

Sot në Turqi, ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë për pozitën më të rëndësishme të vendit, ishte presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan dhe lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu. Nga rezultati në bazë të numërimit të deritashëm të votave, presidenti aktual, Rexhep taip Erdogan po prin me një epërsi prej 10 për qind ndaj rivalit të tij nga opozita, Kemal Kilicdaroglu. Sipas kryetarit të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yeren, nga numërimi i 54.6 për qind të votave, Erdogan ka fituar 54.47 për qind ndërkaq, kundërkandidati nga opozita, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar 45.53 për qind të votave. Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …