Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Presidenti amerikan Donald Trump, do të dënohet më 10 janar nga një gjykatë amerikane, disa ditë para se të betohet për mandatin presidencial

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të dënohet më 10 janar nga një gjykatë amerikane, vetëm 10 ditë para se të betohet për mandatin e tij të dytë presidencial. Vendimi lidhet me një çështje të njohur që përfshin aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte marrë 130 mijë dollarë nga Trump për të heshtur mbi një aferë të pretenduar mes tyre. Gjykatësi Juan Merchan ka deklaruar se Trump nuk do të vuajë dënim me burg, por është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit, të cilat përfshinin pagesën në fjalë. Kjo pagesë ishte kryer në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, duke ngritur shqetësime mbi ndikimin e saj në procesin zgjedhor. Vendimi është një tjetër pikë polemike në historinë politike të Trump, i cili mbetet një figurë polarizuese në politikën amerikane dhe globale. Avokatët e tij nuk kanë komentuar ende mbi implikimet e dënimit në inaugurimin e tij më 20 janar. Viti 2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në administratën e Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me banorët në fshatin Turjakë të Malishevës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me qytetarët në fshatin …