Kryetari amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se pritet të emërojë Richard Grenellin si të dërguarin presidencial për misionet speciale, një rol ku ai pritet të trajtojë politikat ndaj disa kundërshtarëve kryesorë të Amerikës duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Venezuelën. Mediat amerikane raportojnë se Grenell do të përqendrohet gjithashtu në çështjet e tensionuara të Ballkanit, një rajon ku ai ka pasur angazhime të mëparshme. Si i dërguar presidencial në negociatat Kosovë-Serbi gjatë vitit 2020, Grenell kishte propozuar ndryshimin e emrit të liqenit të Ujmanit në “Liqeni Trump” si pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje historike, por negociatat dështuan. Trump e cilësoi Grenellin si një negociator të shkëlqyer, duke thënë se ai do të fokusohet në disa nga pikat më të nxehta globale për të promovuar paqen dhe stabilitetin.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …