leoni

Luis Lula da Silva

Presidenti brazilian, Luis Lula da Silva, ka hapur samitin e liderëve të Grupit 20 në qytetin Rio de Zhaneiro

Presidenti brazilian, Luis Lula da Silva, ka hapur samitin e liderëve të G20-tës në qytetin Rio de Janeiro dhe përmes fjalimit të tij është ankuar për tensionet në rritje dhe konfliktet e armatosura që rrënojnë skenën globale, transmeton Anadolu. Për herë të parë, udhëheqja braziliane mbajti presidencën e G20-tës, respektivisht të bllokut ekonomik të përbërë nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë. Si mikpritës, presidenti brazilian vendosi urinë dhe varfërinë botërore si prioritetet kryesore në agjendë. Unë me trishtim po vëzhgoj se bota është më keq. Ne kemi numrin më të madh të konflikteve të armatosura që nga Lufta e Dytë Botërore dhe numrin më të madh të zhvendosjeve të detyruara të regjistruara ndonjëherë. Gjatë fjalës së tij në hapjen e samitit, presidenti brazilian përmendi shifrat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, për urinë në botë, duke raportuar se në vitin 2024 nga kequshqyerja ende vuajnë 733 milionë njerëz. Në një botë që prodhon gati 6 miliardë tonë ushqim në vit, kjo është e papranueshme. Në një botë ku shpenzimet ushtarake arrijnë në 2.4 trilionë dollarë, kjo është e papranueshme”, tha Presidenti brazilian, Luis Lula da Silva.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …