leoni

Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Presidenti, Dolad Tramp ka paralajmëruar shtetet e BRICS-it për pasojat nëse braktisin dollarin

Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Tramp ka paralajmëruar shtetet e BRICS-it për pasojat që do t’i kanë nëse braktisin dollarin dhe sajojnë ndonjë monedhë të përbashkët ose e zëvendësojnë me ndonjë monedhë tjetër. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse ato ndërmarrin ndonjë hap në këtë drejtim, do të përballen me tarifa doganore 100 për qind. “Lërini të gjejnë budallenj të tjerë. Nuk ka asnjë mënyrë që BRICS të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare dhe çdo vend që përpiqet ta bëjë këtë do t’i thotë lamtumirë Amerikës” është cituar të kenë thënë presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Tramp. BRICS përbëhet nga pesë shtete – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Pritet që këtij grupi t’i bashkohet edhe Irani, Etiopia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …