Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Trump është në prag të emërimit të diplomatit Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Donald Trump e ka bërë të ditur synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia, si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Diplomati, Philip S. Kosnett aktualisht është i Ngarkuar me Punë i Përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Zëri i Amerikës njofton se ai deri më tani ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Diplomati, Philip S. Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe flet katër gjuhë të huaja: turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht. Është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …