Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave 25 për qind kundër Kanadasë dhe Meksikës si dhe 10 për qind ndaj Kinës. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më tutje se energjia kanadeze do të taksohet me 10 për qind. Ndaj këtij vendimi të presidentit, Donald Tramp, kanë reaguar udhëheqësit e këtyre vendeve. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau paralajmëroi se Kanadaja do të vendosë tarifa 25 për qind për mallrat amerikane që arrijnë në 155 miliardë dollarë kanadezë. Edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum paralajmëroi se do t’i përgjigjen këtyre taksave duke vendosur tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Masa ndaj këtij vendimi të Shtëpisë së Bardhë, janë paralajmëruar edhe nga Pekini zyrtar. “Luftërat tregtare dhe tarifore nuk kanë kurrë fitues. Ne i kujtojmë SHBA dhe kujtdo tjetër se Kina është një nga vendet që aplikon masat më të ashpra në luftën kundër trafikut të drogës, kështu që pretendimet e artikuluara së fundmi, janë krejtësisht të pabaza”, thuhej në njoftim e Pekinit zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …