Agzim Gashi: Historia e shkurtër e Finlandës

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja, Sanna Marin njoftuan se vendi i tyre do të aplikoj për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja, Sanna Marin njoftuan se vendi i tyre do të aplikoj për anëtarësim në NATO. “Sot, presidenti i Republikës dhe Komiteti për Politikë të Jashtme i Qeverisë janë pajtuar që Finlanda të aplikojë për anëtarësim në NATO, pas konsultimeve me Parlamentin. Kjo është një ditë historike. Është hapur një epokë e re”, deklaruan sot presidenti dhe kryeministrja e këtij shteti gjatë konferencës së përbashkët për media në Helsinki. Tani pritet që Kuvendi i Finlandës ta mbështesë vendimin gjatë një seance në ditët në vijim, por një gjë e tillë konsiderohet formalitet. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, dhe ka qenë shtet neutral, në aspektin ushtarak, për 75 vjet. Ditë më parë, autoritetet ruse, përfshirë presidentin, Vladimir Putin kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …