Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin. Ai ka shtuar më tutje se Franca nuk është duke i dërguar më armë Izraelit. “Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë. Mendoj se ne nuk po dëgjohemi ” citon atë të ketë deklaruar, Radio Evropa e Lirë. Kjo radio kujton më tutje se edhe Britania e Madhe e ka pezulluar dërgimin e armëve për Izraelin për shkak se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …