leoni

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Ai është cituar të ketë theksuar se për këtë hap, janë marrë vesh me presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. “Këtu nuk ka asgjë të pazakontë: e para, Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë prej dekadash. Ata që shumë kohë kanë vendosur armët e tyre bërthamore taktike në territoret e vendeve aleate të tyre”, ka thënë ai. “Jemi pajtuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë” ka theksuar presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. Ai shtoi më tutje se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, por Moska nuk do t’ia kalojë kontrollin e armëve autoriteteve të Bjellorusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …