Duke folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë konferencës për medie theksoi se autoritetet e Kosovës, gjegjësisht kryeministri, Albin Kurti e ka paraqitur një propozim prej gjashtë pikave në takim. “Prishtina erdhi me idenë e diskutimit të një marrëveshjeje të përgjithshme prej gjashtë pikash: njohjen reciproke dhe hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare; zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, konstatimin dhe zgjidhjen e problemeve të personave të zhdukur dhe të dhunuar, personave të zhvendosur, kthimin e artefakteve, kinse ua kemi vjedhur; financat, gjegjësisht kompensimet e luftës; bashkëpunimi në të ardhmen në marrëdhënie reciproke dhe të njëjtat të drejta të serbëve në Kosovë si shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë. Gjithashtu, rishqyrtim të marrëveshjeve të negociuara më parë” deklaroi presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq dhe theksoi se Prishtna i ka dy qëllime – shfuqizimin e shtetit serb në Kosovë dhe dëbimin e serbëve. Ai shtoi më tutje se kërkon nga NATO që të bëjë punën e saj, të sigurojë paqen për serbët në veri, në mënyrë që ata të mos kërcënohen nga policia shqiptare. “Është në dorën tuaj që të siguroheni që banda të mos kalojë Ibrin. Për ju barrikadat janë problem, e jo vendimet kriminale”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …