Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi zhvillimet në pikën kufitare në pjesën veriore të vendit tonë, në Bërnjak, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk do ta pranoj lojën e provokimeve. Ai ju ka thënë gazetarëve se Serbia nuk do ta “pranojë lojën e provokimeve” të Kosovës dhe ka theksuar se ushtria serbe e ka njoftuar KFOR-in për gjithçka dhe se ai është në kontakt të përditshëm me serbët nga veriu i Kosovës. “Ne nuk duam të pajtohemi me lojën e tyre të provokimeve. Ata nuk janë Zoti e di se çfarë pushteti, por ne duhet të ikim nga provokimet, sepse ne jemi në gjendje të përparojmë më shpejt se të tjerët. Autoritetet në Serbi do të jenë edhe më të buta për të ruajtur paqen, por edhe për faktin se ekonomia jonë po rritet më shpejt dhe kjo është një udhëzues për të ardhmen dhe gjëja më e rëndësishme për ne”, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …