Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po vazhdon ta paraqes vetveten si një lider që po përballet me presion të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të qëndrimit të tij për Kosovën. “Presionet janë normale, është e tyre ta bëjnë, e jona ta durojmë. Nuk arritëm dot një zgjidhje kompromisi dhe janë të gjithë duke u përpjekur të na detyrojnë në një zgjidhje të pafavorshme për Serbinë. Pres presion të madh… Pres më shumë presion për sanksionet kundër Federatës Ruse. Ne e dorëzuam Millosheviqin, çfarëdo që mendoj për të. Por pse duhej ta dorëzonim presidentin? A u bëmë pjesë e BE-së pas kësaj? Jo, pas kësaj vramë kryeministrin tonë dhe përsëri nuk jam i sigurt se ishte vetëm punë e duarve të brendshme. Epo thanë arrestoni Mlladiqin, Karaxhiqin, u kryen operacione sekrete… Çfarë morëm? Liberalizimi i vizave? Po tani, kur t’i vendosim sanksionet, do të jetë koha për marrëveshje me Kosovën” ka theksuar mes tjerash, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …