Vucic

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se ka biseduar në telefon me kryetarin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç, Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”. “Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën. Vuqiq  theksoi se Trumpi e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …