Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur urgjencën kombëtare për shkak të pandemisë Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur urgjencën kombëtare për shkak të pandemisë Covid-19. Ai ka marrë një vendim me anë të të cilit autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave  të marrë një rol qendror dhe të lëshojë një mbështetje financiare. Me këtë veprim, presidenti, Donalld Tramp ka mbledhur rreth 50 miliardë dollarë nga rezervat e shtetit për pandeminë e coronavirusit. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka bërë që të mbyllen shumë qendra atraktive të cilat kanë tërhequr miliona vizitor ndërkohë që është mbyllur Teatrot në Broadway janë mbyllur, janë ndaluar festimet e Ditës së Shën Patrisit si dhe të gjitha tubimet me më shumë se 500 në New York. Deri tani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë evidentuar 1 mijë e 300 të infektuar me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …