Kolegji Zgjedhor amerikan e konfirmon zgjedhjen e Joe Biden kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit. Në letrën e urimit thuhet se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapo hyrë në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik. :Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane. Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë. Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat” thuhet në letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …