Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ju ka bërë thirrje shteteve islamike për aleancë kundër Izraelit. Ai ka theksuar se kjo aleancë duhet të krijohet për ta kundërshtuar kërcënimin në rritje të Izraelit për të okupuar territore. “Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike” ka theksuar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll, gjatë aktivitetet të organizuar nga shoqatat e shkollave. Ai theksoi më tutje se Turqia i ka marrë rishtazi veprimet për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …