Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka drejtuar kritika të ashpra ndajë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka shkruar se edhe Adolf Hitleri do të ishte xheloz ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për “metodat gjenocidale” të Izraelit në Rripin e Gazës. Times of Israel shkruan se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar Izraelin që po shënjestron civilët, spitalet dhe kamionët me ndihma, duke e bërë qëllimisht që enklavat palestineze të vdesin nga uria dhe duke e shndërruar Gazën në një “burg në ambient të hapur”.
