Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka përgënjeshtruar njoftimet e autoriteteve të Rusisë. Këto të fundit, ishin cituar nga mediet ruse të kenë deklaruar se një delegacion i Moskës zyrtare kishte arritur në Bjellorusi për të biseduar me palën ukrainase, e cila, po sipas medieve ruse, ka shfaqur gatishmëri për negociata. Këtyre pretendimeve, iu është kundërpërgjigjur presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskij. Ai deklaroi sot në mëngjes se bisedimet në Minsk të Bjellorusisë mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Ai ka shtuar më tutje se Ukraina është e hapur për bisedime por në vendet e tjera që nuk po tregojnë agresion ndaj Ukrainës.
