Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas. Ai ka shtuar më tutje se armët ruse dhe urrejtja, e cila vazhdon të marrë dhe të shkatërrojë jetët e fëmijëve ukrainas çdo ditë. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shtuar më tutje se është e pamundshme që të dihet numri i saktë i fëmijëve që kanë vdekur, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, dhe për faktin se disa territore ukrainase tani janë nën pushtimin rus. “Ne duhet të mbahemi dhe ta fitojmë këtë luftë. E gjithë Ukraina, të gjithë njerëzit, të gjithë fëmijët, duhet të çlirohen prej këtij tmerri rus” ka theksuar Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …