Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka urdhëruar evakuimin nga rajoni lindor i Donetskut

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka urdhëruar evakuimin nga rajoni lindor i Donetskut. Duke arsyetuar këtë vendim, ai ka thënë se |sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë”. Ai ka shtuar më tutje se janë me qindra mijëra njerëz që jetojnë ende në zonat e Donbasit ku luftimet ishin të ashpra. “Shumë refuzojnë të largohen, por ende duhet të bëhet. Nëse keni mundësi, ju lutemi bisedoni me ata që mbeten ende në zonat e luftimit në Donbas. Ju lutemi bindini ata se është e nevojshme të largohen”, ka theksuar mes tjerash, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …