Pas gjendjes së rënduar nga uljet e mëdha të temperaturave dhe ngricave të mëdha, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shpallur gjendje të katastrofës në shtetin e Teksasit. Ai ka paralajmëruar se do të marr masa për ta ndihmuar këtë shtet që po përballet me vështirësi të shumta. “Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe rregullime të shtëpive, hua në shuma të vogla, si dhe të mbrojë humbjet tjera”, është thënë në deklaratë. Shumë shtete tjera jugore janë goditur po ashtu nga bora dhe stuhia e akulltë këtë javë, çka ka rezultuar me mungesa të ujit. Përgjatë jugut të Shteteve të Bashkuara, rajon që nuk është mësuar me temperatura kaq të ulëta dhe ku rezervuarët e ujit janë ngrirë, banorët kanë shkrirë borën për të fituar ujë. Rreth 13 milionë banorë vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u qasur në ujë të pastër. Në gjithë Shtetet e Bashkuara është raportuar për gati 60 persona të vdekur si pasojë e motit të ftohtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …