Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Zeqiri

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka qëndruar në familjen e të ndjerit Feriz Zeqirit me ç’rast ka ngushëlluar familjarët dhe të pranishmit në ngushëllime.

Thaçi ka shprehur respektin institucional dhe personal për të ndjerin Feriz Zeqiri, duke çmuar lartë veprimtarinë e tij në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Skenderajt. Ai po ashtu ka theksuar se vdekja e parakohshme e Feriz Zeqirit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet.

Presidenti Thaçi në ngushëllim në familjen Zeqiri është shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Feriz Zeqiri ka vdekur papritur në moshën 45 vjeçare. Ai është varrosur me nderime institucionale.

I ndjeri ka punuar në institucionet lokale si zyrtar i lartë i arsimit dhe Drejtor i Kulturës. Ai ishte edhe veprimtar i dalluar politik në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …