Erdogan

Presidenti, Rexhep Erdogan ka thënë se pjesëmarrja e 90 për qind të votuesve, dëshmon për demokracinë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka vlerësuar shumë lartë pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Ai ka shkruar se pjesëmarrja e 90 për qind të votuesve, dëshmon për demokracinë në Turqi. Zgjedhje presidenciale në Turqi janë demokratike, kjo është hera e parë që ne jemi dëshmitarë të një votimi të tillë. Nuk ka asnjë vend tjetër në historinë botërore që ka një pjesëmarrje të votuesve prej gati 90 për qind. Por Turqia, me një pjesëmarrje gati 90%, po lufton për demokracinë në mënyrën më të mirë dhe besoj se do të jetë kështu edhe sot. I lutem Zotit që zgjedhjet të jenë të dobishme për vendin dhe kombin tonë” është cituar të ketë deklaruar sot gjatë votimit, presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë votimit për zgjedhjet presidenciale, në të cilat ai është kandidati që ka marrë më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura dy javë më parë, më 14 maj. Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve dhe kandidati që do të votohet më shumë, do të jetë president i Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …