Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nëse nuk i realizon synimet në BE, mund t’i bashkohet bllokut ekonomik, BRIKS

Kryetari  serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e vendit të tij në Bashkimin Evropian, duke lënë të kuptohet se në vend të kësaj mund t’i bashkohet, bllokut ekonomik global BRIKS, të organizuar nga Vladimir Putin në Rusi këtë javë, raportoi “The Times” e cila shkruan se Beogradi ka balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit për një kohë të gjatë, por se me luftën në Ukrainë, e cila e detyroi botën të mbajë anë, peshorja në Serbi po anon gjithnjë e më shumë drejt Kremlinit. Disidentët rusë dhe bjellorusë të fshehur në vend i thanë The Times se autoritetet serbe kishin filluar një goditje ndaj tyre me urdhër të Kremlinit, ndërsa një ligjvënës i opozitës akuzoi Aleksander Vullin, zëvendëskryeministrin, se kishte nxjerrë një aleat të Putinit nga paraburgimi italian dhe e lejoj të fluturojë për në Moskë me një fluturim nga Beogradi. Serbia ka refuzuar gjithashtu t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …