Presidenti Thaçi dhe ministri Zharku inspektuan punimet në Autostradën “Arbër Xhaferi”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku inspektuan punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Për dinamikën e zhvillimit të këtyre punimeve në këtë autostradë, presidenti Thaçi dhe ministri Zharku, u njoftuan nga përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese “Bechtel & Enka”.

Në prononcimin e tyre për media, ata thanë se ky projekt do të përfundon sipas afatit të paraparë deri në vitin 2018.

Ndërkaq, ndërtimi i Autostradës “Arbën Xhaferi” e njohur si “Rruga 6” ka nisur në fillim të muajit korrik 2014. Segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi” është përuruar në tetor të vitit 2015. Kontrata është nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Bechtel-Enka në vlerë prej 599,944,263.55 euro, në të cilën vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja. Gjatësia e përgjithshme e projektit është afërsisht 60 km, kurse afati i realizimit të projektit është 42 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …