Në ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë,presidenti Thaqi ka takuar Papa Françeskun. Në një postim në llogarinë e tij presidenti ka shkruar: Unë pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan,ka shkruar ndër të tjera presidenti Thaqi.
