Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ka nënshkruar katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend. Gjatë nënshkrimit të tyre ai ka thënë se katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik. Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera. Ndërkohë, analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Deri më tash janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …