leoni

Presidenti Volodimir Zelenski ka kërkuar nga SHBA-të ndihmë më të madhe për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmë më të madhe për shtetin e tij. Gjatë një paraqitje me anë të një video – lidhje para ligjvënësve amerikan, ai theksoi se NATO duhet të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën ose të dërgojë më shumë avionë luftëtarë, në mënyrë që Ukraina të mund ta mbrojë veten më mirë. Radio Evropa e Lirë njofton se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë që të dërgojë avionë amerikanë të tipit F-16 në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik që gjenden në Evropën Lindore e që janë anëtarë të NATO-s. Në këmbim, këto shtete do t’i dërgonin Ukrainës avionët e tyre MiG të prodhuara në kohën sovjetike, e të cilat, pilotët ukrainas janë të trajnuar që t’i fluturojnë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka lënë të kuptohet se dërgimi i avionëve po shqyrtohet, teksa ka biseduar me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …