Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit

Presidenti Volodymyr Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të vendit të tij. Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë. “Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelenski teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës. Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë” është cituar të ketë deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …