Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen më 29 shtator do të vizitojë Kosovën. Të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Malin e Zi, ndërkohë që një ditë më herët, më 28 shtator, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rrugëtimin e saj në rajon ajo më 30 shtator do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Von der Leyen në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” ka folur edhe për rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka për Bashkimin Evropian. Pikërisht në prag të këtij samiti do të zhvillohet edhe vizita e Von der Leyen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyn e ka paralajmëruar këtë vizitë si rast për të dërguar mesazhin për rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …