Presioni i shtuar amerikan për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe ka thelluar përçarjen brenda koalicionit qeveritar. Ata kanë theksuar urgjencën e zgjidhje së nyjës rreth dialogut, për t’i dhënë shans marrëveshjes përfundimtare. Me një zë nuk flasin më as anëtarët e Delegacionit shtetëror, të cilët patën shprehur ambicie ta unifikonin spektrin politik, madje përtej vetvetes. Pavarësisht luhatjes së partnerëve, Haradinaj vazhdon të insistojë në kushtet e vëna prej tij, për pezullimin e taksës. Delegacioni, i udhëhequr nga dy zyrtarë të lartë amerikan ka vazhduar takimet me liderët institucionalë dhe përfaqësues të opozitës, edhe të enjten, duke shmangur vetëm Lëvizjen Vetëvendosje. Temë qendrore ka qenë zhbllokimi i dialogut, duke e pezulluar taksën.
