Opozita e bashkura ka vendosur që për një kohë të ndërpresë protestat për shkak të presionit të jashtëzakonshëm të faktorit ndërkombëtar, i cili me çdo kusht kërkon që Kosova t’ i bëjë të gjitha lëshimet Serbisë. Presion të vazhdueshëm në këtë drejtim po ushtron ambasadori amerikan, Delawie, ministri i Jashtëm Austrisë, Sebasitian Kurtz, ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, Zyra e Bashkimit Evropian, vendet e Quintit: Franca Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe. Opozita ndodhet para demonizimit të përgjithshëm nga faktori ndërkombëtar, për shkak se është bashkuar për të mbrojtur interesat e vendit dhe për të kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme mbi kurriz të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …