Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, duke folur për vështirësitë në hulumtim ka thënë se është e pamundur të verifikohet e gjithë pasuria e gjithë zyrtarëve të vendit. Ai ka theksuar se Agjencia nuk mund të kontrollojë pasuritë që zyrtarët i kanë jashtë vendit, nuk e verifikon dot origjinën e pasurisë si dhe nuk ka qasje në xhirollogaritë bankare të zyrtarëve. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka shtuar më tutje se agjencia që drejton nuk mund të ushtrojë asnjë verifikim të pasurisë që zyrtarët publik mund të kenë jashtë vendit edhe pse të tillë ka shumë. Agjencia po ashtu nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë bankare të këtyre zyrtarëve edhe pse ligji për deklarim të pasurisë ia lejon atë. Ka disa kufizime ligjore, por edhe mangësi të kapaciteteve profesionale që e vështirësojnë ose pamundësojnë kontrollin e plotë së pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Ky institucion nuk ka asnjë kompetencë në verifikimin e origjinës pasurisë së deklaruar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …