leoni

Prezantohet Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Hanit të Elezit 2022-2024

Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Hanit të Elezit 2022-2024, paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet buxheti vjetor për vitin 2022 dhe orientimet për vitet 2023-2024. Qëllimi kryesor i KAB-it është që të pasqyrojë caqet e përgjithshme të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, si dhe strukturën përkatëse sipas kategorive ekonomike për të përmbushur objektivat e përcaktuara me planet rregulluese dhe strategjinë zhvillimore afatmesme komunale. Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2022-2024 do të aprovohet në Kuvendin Komunal deri me datën 30.06.2021 si dokument strategjik komunal, i cili dokument paraqet koherencën, koordinimin dhe ndërlidhjen funksionale në mes të prioriteteve të përcaktuara me dokumentet strategjike komunale për zhvillim në njërën anë, si dhe përfshirjen e tyre konkrete e specifike në projeksionet buxhetore për periudhën afatmesme. Për vitin fiskal 2022 parashikohet një buxhet në lartësi prej 2,759,758 € apo një rritje prej 239,592 € apo për 9.51 % më i madh në raport me vitin 2021, kurse për vitin 2023 kemi një parashikim të buxhetit në lartësi prej 2,903,855 € apo një rritje prej 144,097 € ose 5.22 % në raport me vitin 2022, si dhe për vitin 2024 vlerësohet një buxhet prej 3,039,398 € apo një rritje prej 135,543 € apo për 4.67 % më i madh në raport me vitin 2023.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …