Princi i Uellsit, Charles, gjatë një konference ndërfetare në Prizren, ka folur lidhur me përvojën e tij gjatë qëndrimit në Kosovë e Ballkan, duke rikujtuar vizitën e tij në Kosovë në vitin 1999, njëkohësisht duke dhënë mesazhe bashkëpunimi përmes faljes e pajtimit si rruga e vetme drejt një të ardhme më të të mirë. Princi Charles edhe njëherë tha se nuk duhet të mbesim robër të historisë, por tha se ajo nuk duhet harruar po ashtu. Pa histori, po ashtu jemi të humbur, por njëkohësisht siç thashë ditë më parë në Beograd: Ne nuk mund të bëhemi të burgosur të historisë. Duhet të sigurohemi se e posedojmë, por jo të pushtohemi nga ajo”, tha Charles.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …