Princi i Uellsit në Beograd: Së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen

Princi i Uellsit në Beograd: Së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen

Princi i Uellsit, z, Çarls, gjatë fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë ka thënë se shtetet në rajon kanë arritur progres të madh, madje edhe  pas ngjarjeve të tmerrshme të së kaluarës kanë arritur stabilitetin dhe paqen. Ai, po ashtu, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar përkrah rajonin. Paqja dhe stabiliteti në rajon do të thotë se të gjithë në Ballkan, në Britani të Madhe apo kudo tjetër do të mundësojë t’i kënaqemi paqes dhe një të ardhmeje më të sigurt dhe më të avancuar. Së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Princi britanik.  ka theksuar se askund si në Ballkan nuk mund ta ndjesh peshën e historisë, por sipas tij, vendet e rajonit nuk duhet ta harrojnë, por as të mbesin rob të saj, por të punojnë për paqe. “Çdo shoqëri dhe shtet është i formësuar sipas të kaluarës, por ka shumë pak vende ku mund ta ndjesh peshën e historisë si në Ballkan. Askush nuk mund ta injorojë historinë, por është e rëndësishme që të mos bëheni robër të saj”, tha princi Çarls.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …