Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwall-it kanë fillura vizitën e tyre në Kosovë

Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwall-it kanë fillura vizitën e tyre në Kosovë

Pas vizitës që fillimisht i kanë bërë Serbisë, ku janë pritur nga autoritete të larta të Beogradit, Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwall-it kanë arritur për një vizitë në Kosovë. Sapo kishin  ardhur në Prishtinë nga Aeroporti, ata kishin ndaluar në një pritje të organizuar, ku morën pjesë liderë të Kosovës nga qeveria dhe opozita, drejtues të institucioneve të pavarura si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Princi Charles ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në këtë pritje, madje duke iu afruar edhe tavolinës ku kanë qëndruar liderët e opozitës. Ndërkohë që Princi vazhdonte bashkëbisedimet nga tavolina në tavolinë, të parët që janë larguar nga kjo ndejë kanë qenë kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Pak pas tyre është larguar edhe kryetari i ardhshëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …