Prindërit, Avni dhe Xhemile Dehari, bënë homazh pranë varrit të djalit të tyre, Arbnor Dehari, në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pranë tyre ishte edhe Arsa e vogël, ku afër varrit të xhaxhait Arbnorit, pushon edhe shpirti i babait të saj, Astritit. Ata nderuan dhe bënë homazhe në 6 vjetorin e vdekjes së djalit të tyre të madh. Shkrimtari, Avni Dehari nga Kumanova, brenda dy viteve humbi dy djemtë e tij. Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit, ishte vëllai i Arbënor Dehari, i cili me 11 qershor të vitit 2014, ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Mënyra e vdekjes së dy djemve të atdhetarit Avni Dehari është enigmatike dhe ende nuk është zbardhur, pavarësisht se kanë kalaur kaq vite.
