Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmani, i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pasi raportuan se bashkëshortja e tij, në kohën kur ishte deputete, për tri vjet ishte kompensuar me 4 mijë euro, për derivatet e shpenzuara, edhe pse ajo jetonte në Prishtinë dhe sipas rregullores deputetët që jetojnë në kryeqytet nuk kanë pasur të drejtë kompensimi. Ky Prindoni i quan kriminelë gazetarët që zbulojnë të vërtetën, të cilën më në fund e ka publikuar edhe zyra e Kuvendit të Kosovës, ku dëshmohet me fakte e argumente se si ia kanë punuar buxhetit të vendit, plaçkitësit, hajnat, zhvatësit e në mesin e atyre edhe ajo që sot i thotë vetes kryetare e Kosovës, gruaja e një Prindonit. Madje, ai shkon edhe më larg, për ta treguar urrejtjen e tij kundër luftës çlirimtare sepse gazetarët që kanë zbuluar një të vërtetë, nuk qenkan thjeshtë kriminelë por një grup kriminelësh, si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” si ata që po gjykohen në Gjykatën Speciale. E tillë është urrejtja e egër, primitive, e barbare e burrit të kryetares. Sipas tij të gjithë gazetarët qenkan kriminelë në shtetin që e drejton gruaja e tij, zhvatëse e buxhetit të Kosovës, si atëherë kur ishte deputete, si tani kur “drejton” presidencën. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …