Michael Carpenter: Zgjidhja e konfliktit Kosovë - Serbi nuk është e plotë pa njohjen e pavarësinë së Kosovës

Prishtina e Beogradi të tregojnë përgjegjësi në tavolinën e negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, thonë autoritetet e Francës

Franca e ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga njësitë speciale më 14 qershor, e që u mbajtën të paraburgosur deri ditën e hënë të datës 26 qershor, kur edhe Gjykata e Kralevës mori vendim për lirimin e tyre. Parisi zyrtar konstaton se ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt de-eskalimit në mes të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga MPJ e Francës thonë e i kërkojnë gjithashtu edhe institucioneve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, parametra të cilat vazhdojnë të mbesin valide. “Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …