Prishtina po transformohet

Konferenca e Dytë e Investitorëve “Prishtina 2030” shpalosi një numër të projekteve të mëdha zhvillimore për transformimin e Kryeqytetit.

Të gjitha këto projekte sjellin përfitime për qytetarët tanë dhe do të ndërtohen në përputhje me politikat e zhvillimit të qëndrueshëm duke krijuar hapësira të shumta për këmbësorë, gjelbërim dhe jetë të shëndetshme. Gjithashtu, duhet potencuar se të gjitha këto projekte do të realizohen pa shpenzuar para nga taksat e qytetarëve tanë.

Tetë investitorë të huaj e vendorë, në veçanti disa nga diaspora jonë, prezantuan projektet investuese për të cilat kanë shprehë interes.

Këto projekte janë:

Tregu i Ri te Rrethrrotullimi i Flamurit

Shndërrimi i Tulltores në Qendër për Art e Teknologji

Stacioni i Autobusëve me zonën përreth

Mbikalimi Kalabri – Dardani

Tregu i Vjetër

Pallati i Rinisë – Zona Komerciale

Ekofshati për Shëndet dhe Mirëqenie dhe AR Center.

Ditët në vijim do t’i ndajmë me publikun projektet e prezantuara gjatë Konferencës.

Falënderoj investitorët, ambasadorët, organizatat ndërkombëtare e vendore, mediet si dhe rreth 100 përfaqësues të bizneseve për praninë e tyre, ka shkruar në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …