Kryeqendra e vendit tonë, Prishtina, sërish ka hyrë në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Ndotja që po shkaktohet nga tymtarët e Korporatës Energjetike në Kastriot, gazrat e liruara nga automjet e shumta dhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje nga familje të shumta, ka bërë që Prishtina sërish ta ketë ajrin më të ndotur në botë ashtu sikur e kanë qytetet e mëdha në Indi, Kinë përkatësisht Nju Dekhi, Mumbai e Pekini. Pulmologë në vend disa herë kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosin maska kur të dalin jashtë, kur cilësia e ajrit është e ndotur pasi kjo ndotje është shumë e dëmshme për organizmin në përgjithësi dhe ato të frymëmarrjes në veçanti.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …