Prishtina pritet të pozicionohet si një qendër inovacioni teknologjik global

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama është shprehur i lumtur që rinia jonë e suksesshme po sjellë inovacione dhe mundësi të reja edhe në Prishtinë

Ai ka përgëzuar platformën “Fresha” një ndër platformat më të popullarizuara globale për rezervime shërbimesh në industrinë e mirëqenies, duke ndihmuar mbi 120,000 biznese të menaxhojnë dhe të rrisin suksesin e tyre.

Me selinë në Londër dhe zyra në 14 vende të ndryshme, Fresha ka ndërtuar një prani të fortë edhe në Prishtinë, ku tashmë operon me një ekip prej 100 profesionistësh në fusha si inxhinieria e softuerit, përvoja e klientit dhe operacionet.

Në pesë vitet e ardhshme, kompania planifikon të investojë mbi 50 milionë dollarë në Kosovë, duke krijuar më shumë mundësi për talentet lokale dhe duke e pozicionuar Prishtinën si një qendër inovacioni teknologjik global, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim doktoreshën e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik Lirandë Pira

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur të martën në takim doktoreshën e …