Pietro Barbano

Priten takime teknike për të kryer vlerësime të përbashkëta ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, sipas rastit edhe me KFOR-in

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Pietro Barbano, është deklaruar pas takimit të zhvilluar mes Komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai tha se ë ditët në vijim presim takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe – sipas rastit – me KFOR-in”.  Ndërkohë, autoritetet e KFOR-it  deklaruan se në takim u diskutuan gjerësisht masat e deeskalimit “që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë”. Sipas KFOR, takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe “do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv”. Ndërsa, Policia e Kosovës pohoi se “Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …