Pritet finalizimi i dy projekteve të rëndësishme sportive në Deçan

 

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me të cilin bisedoi për projektet sportive që janë në realizim në Deçan dhe së shpejti pritet finalizimi i tyre.

Bëhet fjalë për fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Deçan, ku përfshihen inventarizimi, shtrimi i parktetit sportiv dhe pajisjet tjera sportive. Kurse projekti i dytë i rëndësishëm për sportin e Deçanit, është faza e dytë e investimeve në stadium, i cili do të pajiset me tribuna dhe rrethoja. Në këto dy projekte, ministria pritet të investojë rreth 800 mijë euro, në një periudhë dy vjeçare.

Kryetari Selmani e informoi ministrin për mbarëvajtjen e punës në realizimin e këtyre projekteve dhe u shpreh i kënaqur me dinamikën e deritashme ku po vjen deri tek përfundimi i dy hapësirave jetike për sportistët e Deçanit në mënyrë që ata të zhvillojnë aktivitetet dhe garat e tyre. Me këtë rast, Selmani e falënderoi ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen dhe dinamizimin e punës.

Ndërkaq, Ministri Shala tha se është obligim i ministrisë që të përkrah projektet që janë në dobi të komunitetit në përgjithësi, e në këtë rast edhe të sportistëve.

Shala e siguroi kryetarin Selmanaj se deri në finalizimin e plotë të këtyre dy projekteve do të ketë përkrahjen e plotë të MKRS-së.

Shala e Selmani diskutuan edhe për projekte në fushat tjera që i mbulon MRKS-ja dhe u theksua se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej mes ministrisë e komunës së Deçanit.

Për dy projektet në fjalë, MKRS-ja, në javën tjetër do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …