leoni

E konfirmon BE nesër grupi punues i dialogut të Kosovës do të takohet me atë të Serbisë në Bruksel

Pritet ngritja e nivelit të përfaqësimit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Dallimet e qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe ngecja në këto qëndrime duket se do ta shtyjnë BE-në ta rris nivelin e përfaqësimit të saj në dialogun Kosovë-Serbi. Duke folur për këto paralajmërime dhe mbi mundësinë e palëve për të hequr dorë nga qëndrimet e tyre të deritashme, zëvendës kryeministri i parë, i cili vije nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se edhe nëse vije të rritja e nivelit të përfaqësimit, Kosova nuk do të heq dorë nga qëndrimet e saj dhe se do të vazhdoj të kërkoj njohjes e saj në fund të dialogut. “Ne kemi ndërtuar parimet e sakta se si duhet të shkohet drejtë marrëveshjes finale me njohje reciproke. I kemi bërë këto qëndrime edhe me si qeveri, por edhe subjektet politike opozitare janë në një vijë. Nuk ka nëntema, ka vetëm një e ajo është marrëveshja finale dhe njohja reciproke”, ka theksuar zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri. Ndprkohë, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë se është jo relevante në këtë kohë se çfarë niveli ndërmjetësohet dialogu, pasi nuk mund të arrihet asnjë rezultat kur nuk ka përkrahje qytetare. Ajo ka theksuar se fillimisht  duhet të ketë zgjedhje të reja e mandej të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …