Pritet shkëmbim përvojash mes Komunës së Ferizajt dhe Tuzit

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, bashkë  me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete, janë pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj  si dhe sekretari i  sekretariatit për Financa Driton Gjokaj. Kryetari Kajoshaj,  delegacionin nga qyteti i Ferizajt, e ka njoftuar për strukturën organizative të kësaj komune, por edhe për Kuvendin e Komunës ku ka thënë se përfaqësohen nga 32 anëtarë prej tyre 18 shqiptar. Ndërsa sekretari i sekretariatit për Financa Driton Gjokaj ka thënë se buxheti i kësaj komune është rreth 8 milion euro, mjete këto që shpërndahen në shumë kategori, ndërsa vetëm për subvencionime në lëminë e bujqësisë janë të ndara 500 mijë euro. E nga ana tjetër nënkryetari Lulzim Aliu, këta të fundit i ka njoftuar për qytetin e Ferizajt, por edhe për zhvillimin ekonomik si dhe projektet madhore që janë zhvilluar në qytetin e Ferizajt. Ky delegacion gjatë ditës,  ka vizituar  Gjimnazin “25 Maji”, me ç’rast janë pritur nga drejtori i kësaj shkolle Lindon Gjelaj. Poashtu është vizituar edhe shkolla fillore “Mahmut Lekiq”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …