Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Pritje të gjata të mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare me Serbinë

Mërgimtarët tonë vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare me Serbinë gjatë rrugëtimit të tyre për të ardhur në Kosovë. Ata kanë deklaruar se nëpër pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, janë të detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë.  Pritje të gjata ata po kanë nëpër këto pika kufitare edhe gjatë kthimit në shtetet perëndimore. Njoftohet se nëpër pikat tjera kufitare me shtetet tjera fqinje, nuk ka pritje kaq të gjatë, as gjatë ardhjes në Kosovë e as gjatë kthimit në shtetet tjera ku jetojnë e punojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …